KV. “Flaka” me suksese të vazhdueshme, Anika Kadriu, Lina Beqiri e Rialda Ferati, ne mesin 52 volejbollisteve më të talentuara ta Ligës ndër-rajonale te Leskocit.

Klubi i volejbollit “Flaka” për vajza në Bujanoc, ka njoftuar sot në rrjetet sociale se sukseset e volejbollisteve të këtij klubi nuk kanë të ndalur.
Në njoftim thuhet se tri volejbollistet Anika Kadriu, Lina Beqiri e Rialda Ferati ne mesin 52 volejbollisteve më të talentuara ta Ligës ndër-rajonale te Leskocit.
Ky është njoftimi i KV. “Flaka” në rrjetet sociale:
 Nje sukses tjetër i klubit tonë.
Tri volejbollistet tona premtuese: Anika Kadriu, Lina Beqiri e Rialda Ferati, ne mesin 52 volejbollisteve më të talentuara ta Ligës ndër-rajonale te Leskocit.
Më 19.02.2026 në sallën Partizani te Leskocit jane grumbulluar e stervitur 52 volejbolliste te grupmoshave 2011, 2012, e 2013 nga 12 klube garuese të qarkut te Leskocit.
Ne mesin e të perzgjedhurave, me shume merite ishin edhe volejbollistet tona: Anika, Lina e Rialda te cilat denjesisht e me krenari perfaqsuan klubin e qytetin tonë.
Ky grumbullim e kjo seance stervitore eshte i pari i ketij lloji ne regjionin tone, dhe ka për qëllim te formoje dhe te pergatise nje perfaqsuese dinjitoze regjionale.
Kjo eshte nje arritje per klubin tone, dhe eshte rezultat i dëshires , punes e perkushtimit te vazhdueshem te vajzave per tu zhvilluar si volejbolliste.
Por, njekohesisht eshte edhe rezultat i vendosmerise se klubit per te vazhduar punen tonë, përkundër mundesive minimale për te funksionuar si klub.
Keto vajza e ky klub perfaqsojnë forcen e femrës shqiptare te Lugines, qëndru’shmerine e vendosmerine e saj per t’ia dalë pamvarsisht pengesave, barierave e vështirësive që i dalin para.
“ Let’s go, girls! ”
Burim Ferati, faleminderit shumë që ishe me ne!