Ky është kabineti Qeveritar i propozuar nga Albin Kurti

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka propozuar kabinetin qeveritar në seancën ku priotet të votohet Qeveria Kurti 2.

Kurti ka thënë se nga 15 minitri, vetëm 8 janë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, nga këto 15 Ministri, janë 5 gra apo 1/3.

Zëvdendëskryeminisër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministre për komunitete, Emilia Redzepi

Zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Goran Rakic.

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.