Luiz Ejlli përballë Benet Becit në podcast-in e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama zhvillon podcast-in e radhës me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllin.

Ky është podcast-i i parë që kryesocialisti transmeton pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. I ftuar është ai që ka surprizuar të gjithë me rezultatet e arrira! Benet Beci është kandidati i parë socialist që do të drejtojë qytetin veriperëndimor në 30 vite demokraci.

Krah tij, qëndron Luiz Ejlli, që mbështeti socialistin në fushatën elektorale.
Podcast-i i titulluar “Blu Brothërs” transmetohet të shtunën, në rrjetin social “Facebook” të Edi Ramës.

https://fb.watch/kDDZAevJPu/?mibextid=Twhnf1