Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga ora 7 e mëngjesit të së mërkurës u dtejtohen kutive të votimkt në zgjedhjet për president shteti.
Mbi 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit deri në mbylljen e kutive në orën 19:00.
Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, 2 prej të cilëve janë shqiptarë, Bujas Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.
Në rast se asnjëri nuk i merr mbi 50 përqind të votave atëherë gara shkon në balotazh i cili zhvillohet më 8 maj.