Këshilli për Mardhënie Ndëretnike, si trup i Kuvendit Komunal, sot kishte organizuar debatin publik me temën “Sfidat dhe bashkëpunimi mes etnive të cilat jetojnë në komunën e Bujanocit”.
Pjesmarrës në këtë dikustim ishin përfaqësues të shoqërisë civile, mësimdhënës dhe nxënës të shkollave të mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava”.
Në këtë diskutim që u mbajt në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës u prezantuan problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri si dhe u shkëmbyen idetë për aktivitete të reja që kontribuojnë në mirëqenien e një shoqërie të shëndosh dhe të përbashkët./spektri