Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pretendon se nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk funksionojnë institucionet e Serbisë – duke theksuar se funksionojnë dy më të rëndësishmet që sipas tij janë shëndetësia dhe arsimi.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Vuçiq tha se do ta vizitonte qysh nesër Kosovën nëse do t’i jepet leja nga KFOR-i, transmeton Telegrafi.
“Shkuarja ime nuk bëhet fjalë për zgjedhjet e mia por për vendimet e tyre”, theksoi ai duke shtuar se do të shkonte jo vetëm në Mitrovicë por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tjera të Kosovës të banuara me Serb.