Deputeti Kamberi ka njoftuar përmes një postimi se ka dështuar përfundimi i seacës konstituive në parlamentin e Serbisë.
Ai ka theksuar se ka pasur akuza në mes të pozitvs dhe opozitës se “kush ka është bashkëpunëtor i Kurtit”.
Ky është postimi i Kamberit:
“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë
Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.
Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”.