Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve të rinovojnë regjistrimin e ekonomive bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë prodhuesve bujqësorë në Serbi që të rinovojnë regjistrimin e ekonomive bujqësore për vitin aktual.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 1 janari 2026 fermerët mund të kryejnë rinovimin e regjistrimit përmes portalit elektronik eAgrar: https://erpg.eagrar.gov.rs/

Gjatë procesit të rinovimit, është e domosdoshme që të kontrollohen dhe të përditësohen të gjitha të dhënat që lidhen me ekonominë bujqësore.

Ministria thekson se veçanërisht duhet t’i kushtohet vëmendje saktësisë së të dhënave për llogarinë bankare, parcelat kadastrale, kulturat bimore, të dhënat e kontaktit (telefon, e-mail, adresë) si dhe numrin e krerëve në fondin blegtoral, pasi këto informata janë të rëndësishme për përpunimin korrekt të kërkesave dhe për realizimin e të drejtës për subvencione.

Nga Ministria rikujtojnë se rinovimi i regjistrimit të ekonomisë bujqësore është kusht bazë për përfitimin e subvencioneve sipas të gjitha masave mbështetëse në bujqësi dhe zhvillim rural në Serbi, përfshirë masat kombëtare dhe programet në kuadër të IPARD-it./Spektri