Mungesa e menstruacioneve dhe rritja e gjinjve te meshkujt: Alarm hormonal që mund të zbulojë një tumor të rrallë

Këto ndryshime të papritura në trup shpesh keqinterpretohen, por mund të jenë sinjali i parë i një tumori beninj që ndikon fuqishëm në hormonet e organizmit

Simptoma të pazakonshme që lidhen me balancën hormonale dhe shfaqen papritur, si mungesa e menstruacioneve, rrjedhja e qumështit nga gjoksi te gratë që nuk janë lehona, disfunksioni erektil te meshkujt apo madje edhe rritja e pazakontë e gjinjve (ginekomastia) – mund të jenë shenja të hershme të një tumori të hipofizës.

Si zhvillohet tumori i hipofizës?