Te Real Madridi po zhvillohet një krizë e plotë në stol dhe shkarkimi i Xabi Alonsos duket çështje ditësh.
Florentino Perez ka tentuar një lëvizje të papritur duke i ofruar Zinedine Zidane një rikthim të përkohshëm deri në fund të sezonit, por francezi e ka refuzuar pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.
Pakënaqësia me Alonson është rritur ndjeshëm pas humbjes së fundit, ndërsa drejtuesit e akuzojnë për mungesë autoriteti në dhomën e zhveshjes, tolerim ndaj yjeve dhe ulje të intensitetit në përgatitjet taktike.
lorentino Perez raportohet të jetë shumë i zhgënjyer, por nuk deshi të prishte moralin e ekipit para ndeshjes së Ligës të Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Edhe Jurgen Klopp është hequr nga lista, pasi nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e Real Madridit.