Mustafi: Tentativat për ndaljen e mjeteve nga Kosova, “Frikë nga fuqizimi i shqiptarëve në Luginë dhe ndërkombëtarizimi i saj”.

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc dhe ish kryetari i KKSH-së,Ragmi Mustafi, në lidhje me tentativat për të bllokuar mjetet që Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës është shprehur se “Por përmes një komisioni joformal ku përfshihen përfaqësues të Bankës Popullore të Serbisë, Ministria e Financave, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Social si dhe Presidenca e Serbisë — duke tentuar ta ndalin atë që është bërë realitet”.

Sipas Mustafit këto mjete po tentohet të ndalohen nga frika e ndërkkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës “Sepse problemi nuk është shuma — është fakti që Lugina nuk është më e padukshme. Frika nga fuqizimi i shqiptarëve në Luginë dhe ndërkombëtarizimi i saj”.

Ky është postimi i Mustafit në rrjetet sociale:

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës për vitin 2026 për linjën buxhetore për Luginën e Preshevës ka ndarë katër milion euro.