Në Bujanoc 52.500 banorë të regjistruar





Në Komunën e Bujanocit regjistrimi është duke vazhduar ende me intensitet të lart, raporton Spektri informacionin e siguruar nga Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë.

Në përditësimin e orës 16:00, në sistem kanë qenë të regjistruar rreth 52.500 banorë.

Në 4 ditët e mbetura deri në fund të regjistrimit, kanë mbetur pa u regjistruar edhe rreth 450 shtëpi.
Më së shumti shtëpi pa u regjistruar ka në qytetin e Bujanocit ku kanë mbetur mbi 120 shtëpi.

Shtëpitë e mbetura pa u regjistruar nëpër vendbanimet tjera, numri i përafërt:
Tërnoc 15 shtëpi,
Bilaç 15,
Konçul 20,
Lluçan 15,
Dobrosin 20,
Levosovë 25,
Zhbevc 20,
Vendbanimet tjera janë nën 10 shtëpi të mbetura./Spektri