Në Shqipëri, tensione pasi deputetët e përjashtuar nuk lejohen të hyjnë në Kuvend

Tetë deputetë opozitarë në Shqipëri janë penguar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit të tyre nga sekretariati i etikës.

Tetë deputetë opozitarë në Shqipëri nuk janë lejuar që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit si pasojë e përjashtimit nga sekretariati i etikës.

Deputetët që janë drejtuar për në Kryesi për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, janë ndaluar nga Garda e Republikës që kanë marrë urdhër të tillë, shkruan TopChannel.

Deputeti Flamur Noka ka hyrë me forcë duke kapërcyer kangjellat me ç’rast është futur në oborrin e Kuvendit.

Në anën tjetër, deputeti Dashnor Sula ka bërë thirrje që të lejohen brenda.

Bardhi ka thënë për mediat që aksioni opozitar sot e ka treguar fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama.

“Tu tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kaq shumë gardistë të Gardës së Republikës nuk ju çohen krimit dhe bandave, i nxirren deputetëve të opozitës. Ne nuk kemi ndonjë betejë me Gardën e Republikës por kjo është fytyra e tyre. Mos mi ktheni mua kamerat, kthejuani atyre”, ka thënë Bardhi.

Ndërsa, Berisha u ka folur gazetarëve nga dritarja e Kryesisë ku më parë kishin hyrë me forcë deputetët e përjashtuar.


Foto e marrë nga TopChannel.


Foto e marrë nga TopChannel.


Foto e marrë nga TopChannel.


Foto e marrë nga TopChannel.


Foto e marrë nga TopChannel.