Nga sot, rritja e pagës për 500 mijë të punësuar!

Pagat e janarit po vijnë dhe rreth 500 mijë persona të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje pagash për herë të parë pas një viti, raporton Spektri.

Rritjet e pagës nuk do të jenë të njëjta për të gjithë, disa do të marrin 7 për qind, disa 8.

Përqindja ndryshon sipas sektorëve, por rritja nuk do të jetë më pak se 2.450 dinarë dhe se do të ketë nga ata që mund të llogarisin deri në 10.000 dinarë më shumë.

Rritja më e madhe e pagës, prej 8%, do të vlejë për të punësuarit në shërbimet sociale, shëndetësinë dhe ushtrinë.

Fakti është se rritja më e vogël do të jetë 2.450 dinarë, duke pasur parasysh se paga minimale është rreth 35.000 dinarë.

Megjithatë, numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik mund të presin rritje prej 4.000 deri në 5.000 dinarë, por, natyrisht, ata me paga më të larta presin rritje deri në dhe mbi 10.000 dinarë.

Për shembull, punonjësit e shëndetësisë që fitojnë rreth 60.000 dinarë në muaj, vitin e ardhshëm do të kenë pagë më të lartë për 4.800 dinarë. Paga mesatare e mjekut specialist do të rritet në rreth 120 mijë dinarë. Për të punësuarit, për shembull në arsim, të cilët kanë të ardhura rreth 60.000 dinarë, rritja e pagës për 7% do të thotë pagë më e lartë për 4.200 dinarë./Spektri

Sa e saktë është rritja?
Nëse shikojmë të dhënat e publikuara në Buletinin e fundit të Financave Publike, Ministria e Financave, pagat mesatare të punonjësve të sektorit publik janë si më poshtë:

Paga mesatare neto në administratë është 75.556 dinarë
Paga mesatare neto në arsim dhe kulturë është 66.401 dinarë
Paga mesatare neto e punonjësve shëndetësorë dhe socialë është 72.892 dinarë


Pas rritjes së pagës mesatare të këtij viti, do të duket kështu:

Paga mesatare në administratë është 80.844 dinarë
Paga mesatare në arsim dhe kulturë është 71.049 dinarë
Paga mesatare e punonjësve shëndetësorë dhe socialë është 78.723 dinarë