Noizy: Nuk e dija që Shqipëria kishte kaq shumë idiotë derisa pashë që…

Noizy shpesh përmendet nga personazhe të njohur në ne rrjetin social TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime.

Këto prej kohësh kanë ndikuar në qetësinë e reperit, i cili së fundmi në një intervistë është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në ne rrjetin social TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar ne rrjetin social TikT-un që u jep mundësi çdo personi për tu shfaqur dhe për të ndikuar në shoqëri.

Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

“Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…”, tha Noizy.