Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK nuk ka emër për kandidat për president. Ai këto komente i bëri për gazetarë, pas takimit me Kurtin.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.
Para gazetarëve ai tha se po i vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.
“Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, deklaroi Kurti para nisjes së takimit.
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes tyre
Lideri i Lidhjes Demokratike e Kosove ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës aty ku pritet të takohet për herë të dytë brenda pak ditësh, me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin, Albin Kurti, rreth çështjes së presidentit të shtetit.
Edhe kryeministri Kurti nga godina qeveritare është nisur drejt Kuvendit, aty ku do të nis takimin me liderin e LDK-së.