Për çdo postim në Instagram, Ronaldo fiton 1.7 milion funte!

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram – duke e bërë personin më i ndjekur në këtë platformë sociale

Llogaria e futbollistit të Manchester United është bërë më e përcjellura në Instagram, një ditë pasi që ai mbushi 37 vjet, duke e kaluar kështu Kylie Jenner që ka 309 milionë ndjekës.

Ekspertët e basteve në OLBG kanë treguar që se sa shumë fiton ylli portugez me një postim në këtë rrjet social.

Në shtatorin e vitit 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës, nga i cili fitonte përafërsisht 1 019 100 funte për postim, transmeton GazetaExpress.  

Me 400 milionë ndjekësit e tanishëm, Ronaldo fiton 1.720 000 milionë – trefish më shumë se paga e tij javore në Manchester United prej 480 mijë funte në javë.

Ish Galactico ka bërë një kapërcim të madh duke shtuar 163 milionë ndjekës në 5 muaj dhe ka një mesatare të mirë prej 10 milionë pëlqime për postime.

37 vjeçari ishte në vendin e tretë si sportisti më i paguar për vitin 2021 sipas Forbes dhe me këtë rritje te të ardhura nga rrjeti social mund të shohim se Ronaldo do të këtë një përmirësim në pozitën e tij këtë vit.

Kjo rritje do të thotë se ai ka më shumë ndjekës se sa 92 klube futbolli në të gjitha ligat angleze.

Postimi i tij i fundit në Instagram ka disa foto me familjen e tij, fotografi të stërvitjeve dhe fotografi nga udhëtimet e tij.