105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e pagë më të dinjitetshme.
Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.
Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.
“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.
Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.
Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime.