Përkeqësohen marrëdhëniet mes Izraelit dhe Rusisë

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Rusisë janë përkeqësuar, pasi Moska inicon procedurë për mbylljen e agjencisë, e cila u ndihmon hebrenjëve rus të emigrojnë në Izrael.

“Vendimi rus që ta mbyllë agjencinë, e cila e ndihmon migrimin hebraik në Izrael është ngjarje serioze, që do të ndikojë në lidhjet bilaterale”, tha kryeministri izraelit Jair Lapid.

Gjykata moskovite, javën e kaluar kumtoi se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar mbylljen e agjencisë hebraike për shkak të, gjoja shkeljeve të ligjit, që nuk janë saktësuar publikisht dhe caktoi seancë për 28 korrik.

Mbyllja e agjencisë mund të interpretohet si paralajmërim të Kremlinit për Lapidin, i cili ka retorikë më të ashpër për konfliktin ukrainas se ishkryeministri izraelit, Naftali Benet, i cili është tërhequr më 1 korrik.