Përmbytjet në Itali, qeveria jep 2 miliardë euro ndihmë për zonat e prekura

Qeveria italiane e kryesuar nga Giorgia Melonit ka miratuar këtë të martë një shumë prej 2 miliardë eurosh si ndihmë emergjente për popullsinë e rajonit italian të Emilia Romagna, e cila javën e kaluar u godit nga një valë e fortë e motit të keq, e cila la pesëmbëdhjetë të vdekur.

Kryeministrja është shprehur se masat kryesore përfshijnë pagesën nga shteti të pagave të punëtorëve që do të pezullohen për një periudhë nëntëdhjetë ditë. Për këtë qëllim janë ndarë 580 milionë euro.

Njëkohësisht do të ngrihet edhe pagesa e taksave nga banorët e Qarkut deri në gusht. Më shumë se njëzet milionë euro janë gjithashtu në dispozicion për riparimin e dëmeve në shkolla dhe dyqind milionë të tjera për fondin e fatkeqësive natyrore.

Mbështetje e posaçme është miratuar nga ministritë e Turizmit dhe Sporteve, ndërsa çmimi i biletës për të gjithë muzetë në Itali pritet të rritet përkohësisht me 1 euro, me synimin për të shpëtuar veprat e artit dhe trashëgiminë kulturore të Emilia Romagna-s.

“Planifikohet ndihma e re për invalidët. Të gjithë ministrat bashkëpunuan, qeveria jonë bëri të gjitha përpjekjet”, tha Georgia Meloni.

Ndërkohë guvernatori rajonal i Emilia Romagna, Stefano Bonacini, falënderoi qeverinë e Romës për veprimin e menjëhershëm.

“Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, biznese që janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht. Do të duhet shumë përpjekje për të rindërtuar, me theksin kryesor në tre pika: infrastrukturën dhe rrugët, shmangien e rrëshqitjeve të reja dhe trajtimin e pasojave të tyre, si dhe pastrimin e vazhdueshëm dhe efektiv të lumenjve dhe përrenjve”./Insajderi