Pionirët e Tërnocit, djelmoshat që po bëjnë “ligjin” në ligë!





Pionirët e Tërnocit këtë sezonë janë duke shfaqur forcën dhe bukurinë e futbollit në fushën e gjelbërt raporton Spektri. Se janë seriozë për të luftuar edhe me klubet me renome në ligën ku garojnë tregon renditja tabelare në të cilën gjinden.

Me shtatë fitore dhe një humbje, Agallarët e rinjë udhëheqin ligën së bashku me Real Nishin dhe Mineralacin, me nga 21 pikë të tubuara.
Në xhiron e parafundit në ndeshjen direkte mposhtën Real Nishin me rezultat 5:4, ndërsa në xhiron e VIII mposhtën Singjeliçin me rezultat të thellë 0:11, duke i treguar kështu se këtë sezonë janë seriozë për të luftuar për kreun e tabelës.

Lideri i kësaj ekipe është Andi XHelili i cili vazhdon të shfaq talentin e jashtëzakonshëm duke shënuar 18 gola dhe 7 asistime, nga 8 ndeshje të zhvilluara. Andi (14 vjeçar), momentalisht llogaritet edhe si talenti më i madhë i nxjerr nga klubi në këto vitet e fundit, duke treguar talentin e tij në të gjitha ekipet e grupmoshave të kaluara.

Në ekipin U15, këtë vit janë inkuadruar nga U13 edhe talentët tjerë të rinjë të cilët edhe pse më të vegjël në fushën e lojës, me talentin e tyre po shfaqet perspektivë të madhe. Këtu vlen të përmendet Leon Sulejmani, që si 13 vjeçar me lojën e tij të kujton “Modriçin” e vogël.

Klubi i futbollit Tërnoci historikisht ka pasur talenta që i kanë shfaqur aftësitë e tyre në fushën e gjelbërt. Nga ky klub kanë dalur shumë futbollistë që pastaj kanë vazhduar karrierat e tyre në klube të njohura të Balkkanit dhe Evropës.
Tabela:
1. Real Niš 2 ——————–21
2. Mineralac ———————21
3. Ternoci ———————–21
4. SFK Morava ——————–17
5. SU Prestiž – Joca Ristić ——16
6. GFK Dubočica ——————16
7. OFK Budućnost 2020 ————13
8. Pusta Reka ——————–13
9. Radnik (Sc) ——————-10
10. OFK Kosanica —————–10
11. Filip Filipović ————–9
12. Sloga (Le) ——————-9
13. OFK Sinđelić —————–9
14. Vlasina ———————-6
15. OFK Topličanin —————4
16. OFK Radnički —————–3
17. BSK ————————–1
18. Mladost (Bosilegrad)(-1) —(-1)