Po të mos e kishte parë, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur: Ja ku një burrë e gjeti një gjarpër vdekjeprurës

Gjarpërinjtë janë ndër zvarranikët më të frikshëm të planetit. Megjithatë, aftësitë e tyre unike shpesh i bëjnë ato krijesa magjepsëse.

Së fundmi, një burrë zbuloi një gjarpër në helmetën e biçikletës së tij. Kjo u bë e ditur me anë të videos që u shpërnda nga Dev Shrestha në Instagram.

Fillimisht, është e vështirë të dallohet gjarpri pasi ngjyra e tij përputhet me ngjyrat e helmetës.

Video deri më tash ka grumbulluar mbi 43 mijë pëlqime dhe është shikuar 4.2 milionë herë.

Ndonëse incidenti mund të jetë alarmant për shumë njerëz, nuk ka ndodhur për herë të parë.

Kjo për faktin se edhe ditë më parë, një burrë në Kerala, shmangi një pickim nga gjarpri helmues kobra. Ai menjëherë e njoftoi departamentin e pyjeve për praninë e zvarranikut.

Është gjithmonë e këshillueshme që të keni kujdes dhe të kontrolloni zonat e mbyllura e të errëta, si këpucët, tualetet madje edhe dollapat e kuzhinës.

Edhe disa muaj më parë, një tjetër video që tregonte një kobra të vogël brenda këpucës, u bë virale në internet.