Po vjen bashkëpunimi i shumëpritur, Rita bashkon forcat me shqiptaren tjetër!

Bashkëpunimi muzikor mes artisteve shqiptare me famë botërore, ka qenë kërkesë dhe dëshirë e kahmotshme e fansave shqiptarë.

Një prej tyre po plotësohet pasi Rita Ora ka bashkuar forcat me Ava Max për projektin e ri.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se Rita është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është këngëtare shqiptare me famë botërore – e njohur nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”