Podolski paralajmëron Bayernin për formën aktuale të Galatasaray

Lukas Podolski ka paralajmëruar skuadrën gjermane të Bayern Munich se skuadra aktuale e Galatasaray është më e mira në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

Dy ekipet ndeshen të martën në kuadër të Grupit A në Champions League. Bavarezët kryesojnë me gjashtë pikë, ndërsa skuadra turke ka dy pikë më pak.

Futbollisti gjerman që ka qenë pjesë e të dy ekipeve ka paraparë përballje interesante ku sipas tij Galatasaray nuk ndihet inferiore, transmeton RTKlive.

“Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese. Galatasaray ka një mbështetje të madhe në stadiumin e vet pasi të gjithë tifozët shkojnë për ta mbështetur. Në këtë moment shikoj shumë entuziazëm në atë grup pasi edhe rrezultatet janë mjaft të mira. E them pa frikë se ky ekip është më i miri i dhjetë-pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, ka thënë Podolski.