Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane sot me ushtrim në shkallë të gjerë për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, njofton se sot, më 12 dhjetor nga ora 15:00 -21:00, do të realizoj një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.