Policia e Kosovës konfiskon uniforma ushtarake dhe një shok bombë në veri të Mitrovicës

Të mërkurën Policia e Kosovës ka konfiskuar lloje të ndryshme të uniformave ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë të veriut.

Në raportin 24-orësh, Policia ka treguar se ka konfiskuar një këmish policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore , një palë pranga të plastikës dhe një shokë bombë.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.