Problemi me çerdhen e Bujanocit – takohen të gjitha palët për zgjidhje!

Enti Parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc vazhdon të mbetet pa zgjidhje për sistemimin e fëmijëve të rinjë të cilët janë në pritje për të u regjistruar. Ka disa vite që prindërit shqiptarë kanë ankesa rreth regjistrimit të fëmijëve të tyre në qerdhen e qytetit, ndërsa këtë vit duket se kërkesa për të u regjistruar ka arritur në rekordin e pritjes edhe për fëmijët e nacionaliteteve tjera.

Për këtë rast, sot janë takuar së bashku udhëheqësit e Komunës së BUjanocit, Trupit Koordinues, Këshillit Kombëtar Shqiptar, Entit Parashkollor dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj qështje.

Spektri jo zyrtarisht ka marr vesh se brenda takimit ka pasur debate të ashpëra në mes palëve. Për shkak të numrit të madhë të fëmijëve në pritje, 79 fëmijë, duket se zgjidhje të shpejt nuk do të ketë, marrë parasysh edhe hapsirat dhe kushtet e punës brenda objektit në qytet./Spektri