Protestuesit bllokojnë rrugët e Beogradit, këto janë pamjet

Një grup studentësh, qytetarësh dhe përfaqësuesish të partive opozitare u mblodhën përpara Ministrisë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në rrugën Birçaninova të Beogradit të Serbisë, duke bllokuar rrugën nga mesdita, para se të bllokojnë rrugën Kneza Millosh pak para orës 14:00. Ata kërkojnë një pasqyrë të listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Sipas Danasit, përcjell Gazeta Insajderi, protestuesit vendosën të lëvizin pranë ndërtesës së Qeverisë.

Të tubuarit vendosën pankarta në formën e kartelave të identitetit të përfaqësuesve të qeverisë si Vladimir Orliq, Ana Brnabiq, Aleksandar Vuçiq…

Mbrëmë u arrestuan 35 protestues serbë në mënyrë të dhunshme nga aparati i Vuçiqit.

Pamjet nga protesta: