Publikohen çmimet e derivateve; Këto çmime do të vlejnë deri të premten!





Çmimet e kufizuara të derivateve në Serbi do të mbeten të njëjta me javën e kaluar, ka njoftuar Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit.

Çmimi i Euro Premium BMB 95 do të mbetet 178 dinarë për litër.
Çmimi i Eurodieselit, siç shtohet, do të mbetet 222 dinarë për litër.

Eurodieseli para shtatë ditëve u rrit për dy dinarë, ndërsa BMB 95 u lirua për dy dinarë për litër./Spektri