Një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 180 dinarë në pompa të derivateve deri të premten e ardhshme në të njëjtën orë, ndërsa benzina Europremium BMB do të kushtojë 173 dinarë. Edhe benzina edhe nafta janë më të lira për dy dinarë.
Çmimi i derivateve në Serbi ka shënuar rënie gjatë javëve të fundit. Një litër eurodizel deri sot shitej për 182 dinarë, ndërsa në fillim të vitit ishte 220 dinarë. Ndërsa çmimi i benzinës ka rënë në 175 dinarë. Ekspertët tani pohojnë se duhet të presim një kthesë dhe ka një arsye – sezoni i verës do të rrisë kërkesën dhe ky është një sinjal se çmimet e derivateve do të fillojnë të rriten edhe në tregun botëror./Spektri