Qeveria e Kosovës ndan 31,530.00 euro për Luginën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur  mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 eurosh.

“Këto mjete do të shfrytëzohen me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”,  keshtu thuhet në vendimin ne fjale.

Po ahtu në mbledhje është miratuar vendimi për anulimin e Vendimit të Qeverisë  Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.