
Miratimi i Projektligjit të Rezolutës, përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.

Kjo rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare.

Pasi ne kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992,dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

Zbatimi i Rezolutës, së miratuar është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtarë, dhe do të reflekton shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejm, të çështjesë së pazgjidhur të kësaj Krahine do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga instanca të BE-ës dhe OKB-ës.

Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojm, si:

Moszbatimi ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, pasi aktulisht jan 48-minibaza ushtarake, në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evropë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime e arsenale të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri lufte,

Moskthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë, dhe mospërfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve,

Moszbatim në hapjen e një Spitalë Regjional, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

Mos ndalja e diskriminimit përmesë pasivizimit të adresave-një pastrimi etnik,

Mos ndalja e praktikave margjinalizuese-diskriminuese,
jan fshirë shprehur në numër, mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë,u jan pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat,

mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti,

moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra

mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë,

moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë,

Moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura,

mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje,

mosndërprerja e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi,

Moszbatimi në hapjen-themelimin e një Instituti për trashigimi Kulturoro-Historike,

mostopimi i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime,

u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.

Kjo shenon se e kemi shprehur vullnetin plebishitar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe

KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË,
të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.