Rita Ora në takim me Kurtin: Jam shumë krenare të të thërras kryeministri jonë

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Kosovë për ndër të ditëlindjes së saj të 33-të.

Ndërsa është pritur në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ylli shqiptar është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Kurti ka ndarë disa pamje nga takimi, ku shihet se e ka pritur me torte dhe duke e uruar për ditëlindjen e saj.

Ora gjatë bisedës së saj i tha Kurtit “Jam shumë e lumtur te të thërras kryeministri jonë”.