Rriten çmimet e derivateve!





Nga sot deri të premten e ardhshme në të njëjtën kohë, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 200 dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BMB 95 do të kushtojë maksimumi 170 dinarë për litër, njoftohet në faqen e internetit të Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë.

Krahasuar me javën paraprake, bëhet fjalë për një rritje prej dy dinarë për naftën dhe tre dinarë për benzinën Europremium BMB 95.