Sa do të fitojnë kombëtaret në Evropianin e Gjermanisë?

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot në Hamburg sistemin e shpërndarjes së parave për skuadrat pjesëmarrëse në turneun e Kampionatit Evropian që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shuma për shpërndarjen për ekipet pjesëmarrëse konfirmohet në të njëjtin nivel si për UEFA EURO 2020, pra një total prej 331 milionë euro.

Çelësi i shpërndarjes do të jete gjithashtu si më poshtë:

Shifra e pjesëmarrjes: 9.25 milionë euroBonusi i ndeshjes: 1.0 milion euro për një fitore dhe 500,000 euro për një barazimKualifikimi në fazën e 16-të: 1.5 milion euroKualifikimi në çerekfinale: 2.5 milionë euroKualifikimi në gjysmëfinale: 4 milionë euroNënkampionët do të marrin një pagesë shtesë prej 5 milion euroKampionët e Evropës do të marrin një pagesë shtesë prej 8 milionë euro
Shuma maksimale që mund të arrijë skuadra kampione, nëse do të ketë fituar të tria ndeshjet e grupit, është 28.25 milionë euro.

Përndryshe, shorti do të mbahet sot, me fillim nga ora 18:00.