Shaip Kamberi feston fitoren e tij me thënien e Muhamed Alisë: Sa herë që hyja në ring, audienca donte të më vrisnin

Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

Ai ka thënë se nga rezultatet që disponojnë kanë fituar rreth 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë shumimit për pakicave, do të kenë mbi 13 mijë – që thotë se janë të mjaftueshme për ta fituar një mandat.

E pas kësaj arritje, Kamberi ka vendosur që me një thënie të boksierit Muhamed Ali t’i godasë ata që ishin kundër gjatë gjithë kohës.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, ka shkruar Kamberi mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Facebook-un e tij. Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik.

Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisw së Bujanovcit.

Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik.

Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.