Shpend Ahmeti i del në mbrojtje ministrit Aliu: Po akuzohet pse nuk lëshoi leje ndërtimi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dal në mbrojtje ministrit të Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, për të cilin u raportua se ka aktakuzë për korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ahmeti ka thënë se Liburn Aliu dhe zyrtarët tjerë sot po akuzohen sepse kanë mbrojtur interesin publik dhe atë të komunës.

“Pra akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija, Nazifja e Zejna kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkollë por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat”, ka shkruar ai.https://e80bc83317d5bb28f892123718fa8eb5.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

Njoftimi i plotë:

Sot paska dal lajmi që Liburn Aliu, Ardian Olluri, e disa zyrtarë të tjerë komunal paskan aktakuzë për korrupsion.

Edhe pse ne nuk e kemi marr zyrtarisht aktakuzën dua të them se titulli nuk është i saktë. Aktakuza është për keqpërdorim të detyrës pse nuk kanë lëshuar leje.

Pa marr parasysh faktin se unë dhe Liburni mund të mos pajtohemi politikisht, unë mund të them me përgjegjësi të plotë që Liburni, Ardiani dhe zyrtarët tonë sot po akuzohen sepse kanë mbrojtur interesin publik dhe atë të Komunës.

Pra akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija, Nazifja e Zejna kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkolle por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat.

Përkundër presioneve, shantazheve e kërcënimeve këta zyrtarë kanë rezistuar. Dhe sot akuzohen për mbrojtjen e interesit publik.

Unë nuk e di çdo lëndë në urbanizëm e në komunë sepse është e pamundur. Aty ku kuptoj se ka keqpërdorime i kam lajmëruar vet në polici. Por në këtë rast qëndroj prapa drejtorëve e zyrtarëve, prapa Liburnit, Ardianit, Mimozes, Bahtijes, Nazifes e Zejnes se përderisa kanë mbrojtur interesin publik nuk mund të jenë gabim. Kjo do të shpjegohet lehtë edhe në opinionin publik edhe në gjykatë.

Në qoftë se qëllimi është për të dëmtuar Liburnin e tjerët janë dëm kolateral kjo nuk është mënyra e duhur. Jo me aktakuza të tilla.