Shtëpia e Shëndetit në Preshevë mbanë peng punësimin e personelit shqiptarë!

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ende nuk ka lëshuar asnjë vendim pune për personelin të cilët kishin punuar gjatë kohës së pandemisë Covid 19.

Me vendim të Qeverisë së Serbisë të gjithë personat që kishin punuar me kontrata ose si vullnetarë gjatë kohës së pandemisë, duhet të punësohen në institucionet shëndetësore që kanë shërbyer, një akt faleminderimi për shërbimin e dhënë në situatën e jashtëzakonshme.

Deri sa në të gjitha Komunat në Serbi, por edhe në Bujanoc punësimi është kryer, në Preshevë akoma asnjë punëtorë nuk është punësuar.

Janë rreth 20 punëtorë shëndetsorë shqiptarë që janë në pritje të punësimit, pasi plotësojnë këtë kusht, por një vendim i njejt me Komunat tjera këtu mungon.

Për këtë të fundit ka reaguar edhe ish deputeti Shaip Kamberi.

“Ata që rrezikuan shëndetin dje, po i rrezikohet e drejta e tyre sot!
Stafit shëndetësor në Preshevë të drejtën ua ka dhënë rrezikimi i shëndetit të tyre gjatë Pandemisë, nuk mund t’ua mohoj askush, asnjë agjendë a asnjë tendencë!
Rreth problematikës së mospunësimit të personelit mjekësor të angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Komunën e Preshevës, ju drejtova sot me një shkresë Qeverisë në Beograd.
Konkulzionin të cilin e ka sjellur Qeveria, që i gjithë personeli mjekësor që është angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 do të marrin vendim pune të përhershme ka qenë i mirëseardhur për të gjithë.
Përderisa i njejti ka gjetur zbatim në komunat e tjera, i njejti po ngec në Preshevë. Rreth kësaj KËRKOVA ndërmarrje masash të menjëhershme, që të mos lejohet mosrespektimi i Konkluzionit të cilin e ka sjellë po kjo Qeveri.
Moszbaitimi vetem ne Preshevë i ketij Konkluzioni ngrit pyetje të shumta, se perse e njejta nuk po realizohet vetëm në Komunën me mbi 90% shqiptarë?
A është kjo me prapavijë politike? Cila është arsyeja e vërtetë në këtë rast?
Rastin në fjalë, sikur çdo rast të seciles padrejtësi e diskriminim ndaj shqiptarve të Luginës do e ndjekim deri në epilogun perfundimtar, e për këtë do t’i njoftoj edhe përfaqësuesit ndërkombëtar.
Të drejtat e fituara te zbatohen!”, shkruan Kamberi ne facebook.