Shtëpia e vërtetë e Barbie del në shitje (FOTO)

Një shtëpi si ajo e Barbie ka dalë në shitje për 1.1 milionë dollarë.

Banesa ndodhet në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka 7 dhoma gjumi, 4 tualete dhe është e lyer me rozë, jashtë dhe brenda.

Prona është mbi 500 metra katrorë dhe është ndërtuar në vitin 1990.

“Ky pallat rozë mahnitës është ëndrra e çdo vajze”, lexohet në reklamën e pronës.