Një qytetar nga Gjakova dyshohet se u dhunua të dielën e 6 shkurtit nga një burrë tjetër. Personi me inicialet Q.K. me aftësi të veçanta ka njoftuar policinë se ka qenë pre e dhunës seksuale nga një person që, sipas policisë, ai nuk e njihte.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar të dyshuarin.
“Gjakovë 06.02.2022 – 19:00. Lidhur me rastin, më 09.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.