Si të largoni mykun nga rrobalarësja juaj?

Myku në të gjithë shtëpinë është një makth veçanërisht kur bëhet fjalë për pastrimin e pajisjeve, megjithatë tifozët e pastrimit kanë gjetur një zgjidhje .

Ndërsa myku mund të krijohet gjatë gjithë vitit, ai mund të jetë veçanërisht i tmerrshëm gjatë muajve të dimrit pasi lagështia e shtuar është mjedisi i përsosur për zhvillimin e mykut që përhapet shpejt.

Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë kontrollimin e zonave ku mykut mund të rritet rregullisht, duke përfshirë banjot dhe dhomat e ndara për pastrimin e tharjen e rrobave.

Njerëzit kanë ndarë këshillat dhe truket e tyre për të trajtuar mykun nga goma e makinës larëse.

Disa prej tyre kanë thënë se preferohet që në kazanin e rrobalarëses të të vendosni kapsula të enëlarëses, dhe më pas të mos fusni rroba por vetëm të pastroni kazanin dhe të lëshoni temperaturën e lartë.

Gjithashtu, për të larguar mykun në rrobalarëses është propozuar edhe përdorimi i uthullës. Ndërkaq, për ta parandaluar mykun thuhet të lini hapur derën e rrobalarëses, shkruan Mirror