Sinani: Gurthemeli i Zonës Industriale në Preshevë; Një hap i madh për zhvillimin ekonomik

Sot, është mbajtur ceremonia e vendosjes së gurthemelit të Zonës Industriale të Preshevës. Aty ishte e pranishme edhe kryetarja e sapozgjedhur e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani, e cila e bën të ditur në postimin e saj në facebook:

Sot, së bashku me zëvendës Kryetarin e Komunës, z. Ragmi Mustafa, dhe Kryetarin e Kuvendit Komunal, dr. Agim Sabedini, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal, ishim të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Zonës Industriale të Preshevës. Në këtë ngjarje të rëndësishme për komunën tonë morën pjesë edhe përfaqësuesit e programit Eu Pro Plus, UNOPS-it, realizuesit e punimeve nga kompania Saba Bellça, si dhe mbikëqyrësit e projektit.”

Sinani thotë se krijimi i kësaj zone është një investim i cili i ka munguar prej kohësh Preshevës, e cila do ta nxitë zhvillimin ekonomik: – “Krijimi i kësaj Zone Industriale përbën një investim që i ka munguar prej kohësh Preshevës dhe paraqet një mundësi të artë për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kjo zonë do të ofrojë infrastrukturë moderne për investitorët, duke krijuar një mjedis të favorshëm për prodhuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, për të hapur vende të reja pune.”

Në fund ajo shtonë se: “Presheva ka një pozitë të shkëlqyer gjeografike, afër Koridorit 10 dhe hekurudhës, që duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të tërhequr investime dhe për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme dhe të fuqishme.”

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/search/top/?q=ardita%20sinani