Situatë e tensionuar- Automjete të KFOR-it nisen drejt Mitrovicës

Një numër i automjeteve të KFOR-it janë nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Insajderi ka siguruar pamje ku shihen disa automjetet e misionit të KFOR’it teksa vozisin me shpejtësi.

Sot gjatë një operacioni policor është arrestuar Milun Milenkoviq i njohur si Lune.

Ai raportohet se është një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan.

Pas arrestimit të tij në Mitrovicën e veriut është lëshuar edhe alarmi ndërkohë numri i protestuesëve serbë ka filluar të rritet. Ata e kanë sulmuar edhe policinë e Kosovës teksa i kanë thyer disa xhama të veturave. Tre policë kanë mbetur të lënduar. /Insajderi