Sot Kuvendi Komunal i Bujanocit, një pikë e nxeht!





Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë sot seancën e katërt për këtë vit.

Në këtë seancë janë paraparë 9 pika të rendit të ditës dhe e fundit “të ndryshme”.
Pika më e nxeht si zakonisht, pritet të jetë ajo e “Ribalansit”.

Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2022,
2. Propozim Vendimi mbi shpërndarjen e mjeteve nga Trupi Kordinues, për vitin 2022,
3. Programi i posaçëm i ndihmës buxhetore të Komunës së Bujanocit, ndaj NP “Komunalia” Bujanoc,
4. Propozim Vendimi mbi aprovimin e ndryshim – plotësimit të tretë të planit rregullues general të Bujanocit,
5. Propozim Vendimi mbi harmonizimin e afarizmit të NP “Komunalia” nga Bujanoci me Ligjin mbi Ndërrnarjet Publike,
6. Propozim Aktvendimi për emërimin e Këshillit të shkollës “Branko Radiçeviq” në Bujanoc,
7. Propozim Aktvendimi për emërimin e anëtarit të Këshillit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc,
8. Propozim Aktvendimi për emërimin e Këshillit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç,
9. Emërimi i Komisionit për zgjedhjet e Bashkësive Lokale në territorin e Komunës së Bujanocit.
10. Të ndryshme.