SpaceX do të nisë një avion të fshehtë në orbitë

SpaceX do të nisë një avion misterioz në orbitë të hënën si pjesë e një misioni për Forcën Hapësinore të ShBA-së.

Një raketë SpaceX Falcon Heavy është planifikuar të ngrihet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në orën 1:14, duke transportuar avionin e fshehtë hapësinor X-37B në misionin e tij të shtatë.

Forca Hapësinore e ShBA-së nuk ka zbuluar shumë detaje se çfarë do të bëjë avioni i saj në orbitë, megjithëse misionet e mëparshme kanë testuar sisteme shtytëse eksperimentale dhe kanë kryer eksperimente me “materiale të avancuara”, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Misioni i fundit ka një “gamë të gjerë objektivash testimi dhe eksperimentimi”, sipas Forcave Hapësinore të ShBA-së. Ato përfshijnë “operimin në regjime të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e ndërgjegjësimit të fushës së hapësirës dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e NASA-s”.

Përpara misionit, sekretari i Forcave Ajrore, Frank Kendall tha: “Ky fluturim i shtatë i X-37B vazhdon të demonstrojë frymën novatore të Forcave Hapësinore të Shteteve të Bashkuara”.