Stili i Rita Orës, shfaqet e veshur me ‘uniformë shkolle’

Disa nga yjet botërore kanë përfunduar koncertet me sukses ndërsa tani radha është tek Madonna.

Ajo ka filluar turneun e shumëpritur ‘Celebration’ në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë iu bashkua edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Rita si një fanse e flaktë e Madonna’s, bëri një paraqitje krejtësisht ndryshe.

Ajo u shfaq e veshur me uniform shkolle.

Këngëtarja postoi disa fotografi nga koncerti ku shihet e veshur me një mini fund të zi, këmishë të bardhë të zbërthyer si dhe një kravatë të zezë.

Për momentin kjo paraqitje e saj mbetet misterioze./Indeksonline