Sylvinho tregon sekretet e Kombëtares kuqezi

Shqipëria siguroi për herë të dytë një biletë për në Evropian, këtë herë me Silvinjon në stol. Tekniku brazilian kthehet pas në kohë duke pranuar se në momentin e parë as që e imagjinonte një përfundim të tillë. Në intervistën e tij për “EuroSport”, ai zbuloi filozofinë e tij, mënyrën se si punon me lojtarët.

“Është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më thoshte një apo dy vite më parë: A do të shkosh te Shqipëria? Do i thosha, pse. Nuk e di. Pra, ajo që dua të them është se: kur je një trajner, ose dhe lojtar, çdo gjë është shumë e shpejtë. Preferoj të përjetojë atë moment. Synimi jonë, ëndrra jonë, është të përgatisim ekipin për 6-7 muajt e ardhshëm. Unë besoj shumë të marrëdhënia me lojtarët, e kam thënë edhe më herët, është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër, kur i sheh në sy lojtarët. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër, pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh një lojtar i madh, mund të jesh një lojtar ndryshe, por nëse nuk ke frymën, shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin tënd. Futbolli nuk është një lojë individuale, është një lojë ekipore”, deklaroi ai.