Tajfuni Haikui: Dhjetëra të lënduar pas stuhisë që përfshiu Tajvanin

Më shumë se 40 persona u lënduan në Tajvan pasi tajfuni Haikui goditi ishullin, duke shkulur pemët dhe duke detyruar mijëra persona të evakuohen.

Stuhia – e cila ra në tokë të dielën në bregun lindor – ishte e para që goditi drejtpërdrejt ishullin në katër vjet.

Mes shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, dy persona në një rajon malor u lënduan pasi një pemë goditi një makinë.

Dhjetra të tjerë u lënduan – kryesisht nga rënia e mbeturinave, thanë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ka raportime për vdekje ose ndonjë dëmtim të madh strukturor.

Të hënën, ekipet e pastrimit po punonin për rivendosjen e shërbimeve pasi 160,000 shtëpi humbën energjinë një ditë më parë.

Edhe pse ky është sezoni i tajfunit në Paqësorin Perëndimor – Haikui është stuhia e parë e madhe që godet drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet, transmeton Klankosova.tv.