Të gjitha masat në një vend: Këto janë detajet për të gjitha bizneset

Stabi i krizave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga infektimi me virusin Covid-19, ka propozuar masat e reja për të luftuar pandeminë, e cila do të zgjasë nga nesër me fillim në ora 06:00 të mëngjesit, raporton SPektri

Nga nesër, për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimeve me Covid-19, mbeten të mbyllur objektet hotelierike – kafiteritë, restoranet, klubet e natës, baret dhe qendrat tregtare.

Të gjitha objektet e shitjes së ushqimit dhe institucionet kulturore (kinematë, teatrot, galeritë dhe bibliotekat) mund të punojnë deri në ora 21:00.

Të gjitha veprimtaritë tjera mund të punojnë deri në ora 20:00 me këto kushte:

Objektet që do të hapen duhet të sigurojn rrespektim të masave prej minimum 9 metra katrorë për person ose vizitorë. Përjashtim kanë klubet e fitnesit, qendrat spa dhe të ngjashme ku duhet të sigurojn 16 metra katrorë për person.

Kjo nënkupton se nëse një shitore apo sallon i bukurisë ka 90 metra katrorë, atëherë në atë objekt mund të qëndrojnë më së shumti 10 persona. E njejta rregull vlenë edhe për qendrat e fitnesit të cilat për 160 metra katrorë guxojn të mbajnë më së shumti 10 persona në të njejtën kohë. Në këtë numër përfshihen edhe të punësuarit (frizeri, shitësi, instruktori i fitnesit etj)

Qeveria e Serbisë kanë paralajmëruar se që nga nesër do të rriten kontrollet e inspektorëve për respektimin e këtyre masave.

Vërejtja e rëndësishme është se objektet hotelierike u lejohet sporteli për shitjen e ushqimit dhe pijeve, si dhe shpërndarja e ushqimit mund të bëhet 24 orë. Restoranet e hoteleve mund të i shërbejn vetëm klientëve të hoteleve të cilët të regjistruar për fjetje./Spektri