Ditën botërore të ujit, Bujanoci e nis pa ujë të pishëm!

Nga orët e hershme të mëngjesit, qyteti i Bujanocit dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa ujë të pishëm.

Kjo si pasojë e prishjes që ka ndodhur në hyrje të qytetit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Spektri ka kontaktuar N.P. Komunalinë për të marrë informata rreth rregullimit të problemit dhe nga informatat që ka siguruar, ekipet e kësaj ndërmarrje janë duke punuar në sanimin e problemit dhe furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 12:00-13:00.

Ndryshe, Dita botërore e ujit shënohet me 22 mars, që nga vitit 1993, dhe Kombet e bashkuara për çdo vit fokusohen në rëndësinë e mbikqyrje së ujërave të ëmbla./Spektri